Bien blerjet për festa, qytetarët: Jemi më të varfër këtë vit

schedule15:39 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 15:39 - 24 Dhjetor, 2020

Situata COVID-19 ka ndikuar edhe në xhepat e qytetarëve Gjirokastritë.

Sipas tregtarëve të këtij tregu, shprehen mjaft të zhgënjyer nga blerjet. Ka rënie të blerjeve.

Stendat janë plot, por ata nuk mund të blejnë atë që duan për Krishtlindje dhe ndërrimin e viteve.

“Unë qind mijë lekë pension marr. Si asnjë herë më parë jemi këtë vit. Mirë që punoj”, shprehet një qytetare.

“Përveç preshit e patëllxhanit, të tjerat janë shumë të shtrenjta. E pamundur, nuk e di se si do ta përballojmë. Pensionet janë shumë të ulëta, ndërsa çmimet e larta”, thotë një tjetër i moshuar.

Tregtarët po ashtu shprehen të shqetësuar, ndërsa duket se këtë herë kanë edhe argumente për problematikat që hasin në këtë fundvit.

“Siç kanë qenë janë , nuk janë ngritur çmimet”, thotë një tregtar.

Ashtu si në Gjirokastër, edhe në Vlorë shitjet kanë rënë.

“Këtë vit jemi shumë dobët. Çmimi është më i ulët, jemi përtokë”, thotë një tregtar.

Në Pogradec, tregtarët jo vetëm që nuk shesin, por edhe gjobiten.

“Vijnë policat sikur jemi ne kriminelë, ne për një kafshatë bukë po punojmë, jemi me licenca me të tëra. Por është shumë dobët. Nuk na lenë të punojnë rehat se kemi nxjerrë një arkë përpara”, thotë një tregtare.

Qytetarët këtu janë mësuar me pak.

“Ne nuk ka pasur asnjëherë tryezë të bollshme. Me 40 mijë lekë asistencë, çfarë mund të bëjmë”, thotë një qytetare.

Edhe në Lezhe vihet re një ulje e konsumit.

Sot ka qenë një ditë e mirë për tregtarët pasi kanë mundur të shesin më shumë. Edhe pse çmimet kanë qenë pak më të rritura.

Vitin e shkuar ka qenë ndryshe. Kishte qarkullim parash.

“Për ne pleqtë çmimet janë të shtrenjta , por nuk kemi çfarë të bëjmë jemi të detyruar t’i blejmë disa gjëra. Edhe pse çmimet tan jetën , janë të rritura për ne”, shprehet ajo.

Në prag të Krishtlindjeve tregu ne Sarandë është bosh.

“Njerëzit janë të frikësuar se dëgjuan për virusin. Njerëzit nuk e dinë ku janë. Ishte një vit goxha i vështirë dhe kjo i ka lodhur shumë. Qytetarët nuk kanë shumë kursime, vetëm  sot për nesër mund të sajojnë”.

Bazuar në konstatimet e tregtareve dhe blerëve këtë fund viti është ulur djeshëm konsumi për shkak edhe të pandemisë, e cila ka mbyllur 50 mijë vende pune./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!