Tiranë -Aksidentet në rrugë kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në korrik.
Në muajin Korrik 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në muajin Korrik 2021. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,9 %.
Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona nga 175 që ishte në muajin Korrik 2021.
Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 6 persona, nga 13 persona të vdekur në Korrik 2021. Aksidentet rrugore, në 87,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 12,6 %. Numri i të aksidentuarve është 971 persona nga 1050 persona të aksidentuar në shtatërmujorin e vitit 2021.Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 95 persona nga 118 persona të vdekur në shtatëmujorin e vitit 2021.
Aksidentet rrugore, në 12,5 % të rasteve, në shtatëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30,1 %.
/abcnews.al/