Sarandë – Spitali rajonal i Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje.
Raportohet se rreth orës 08:30 ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas policisë dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al