Një banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Vinjoll të Matit, mbrëmjen e kaluar. buriume3 nga policia bëjnë me dije se ka mbetur i lënduar pronari i banesës, M. Z., 80 vjeç.
I moshuari është dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë trajtim mjekësore. Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik
Njoftimi i policisë:
Mat/ Me datë 23.01.2022, në fshatin Vinjoll, Mat, është djegur banesa e shtetasit M. Z., 80 vjeç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 80-vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.
g.v/abcnews.al