VIDEO/ Bie zjarr në këmbanoren e Kishës në Elbasan, dyshohet shkëndijë elektrike

schedule23:18 - 24 Shkurt, 2021

schedule 23:18 - 24 Shkurt, 2021

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme, në këmbanoren e Kishës Ortodokse të Elbasanit në lagjen “5 Maji”. ABC mëson se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Zjarri është konstatuar nga një banor i zonës i cili ka njoftuar policinë. Më pas është bërë njoftimi i drejtuesve të kishës për të bërë të mundur hapjen e derës për të parë nëse zjarri ka shkaktuar dëme në sallën ku qëndrojnë besimtarët.

Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar në katin e parë dhe ka arritur me shpejtësi në pikën ku ndodhet këmbanorja. Kjo pasi në brendësi të kishës ka disa shkallë druri që shërbejnë për t’u ngjitur lart.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të saj./mv.abcnews.al