Bie “Youtube”. Platforma e videove ka rënë mesditën e sotme. Të gjithë përdoruesve që tentojnë të futen u shfaqet një mesazh “oops” “something went wrong” “diçka shkoi keq” duke e bërë të pamundur ngarkimin dhe shikimin e videove.
Gmail, Google Drive po ashtu kanë rënë ndërsa faqja kryesore e motorit të kërkimit Google hapet normalisht. Në muajt e fundit, në gusht, por edhe në tetor kishte gjithashtu një problem të tillë.