Bie numri i vaksinimeve në tetor, rreth 66 mijë pak se në ditët e para të shtatorit

schedule18:24 - 24 Tetor, 2021

schedule 18:24 - 24 Tetor, 2021

Tetori ka sjellë rënie të interesit për tu vaksinuar kundër koronavirusit. Në 23 ditët e para të muajit  në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë aplikuar rreth 123 mijë doza anti-Covid nga 189 mijë  që u aplikuan në të njëjtën periudhë të një muaji më parë.

Numri i vaksinimeve kundër koronavirusit ka pësuar ulje me rreth 66 mijë  doza. Të imunizuarit artificialisht ndaj Sars Cov 2 në afro nëntë muaj e gjysmë  kanë arritur në rreth  869 mijë persona.

Ndërsa numri i popullsisë mbi 18 vjeç që ka marrë  vetëm një prej dozave anti Covid nuk ka arritur ende në një milion. Të premten  ekspertët e Komitetit Teknik të Shëndetësisë vendosën të ulin moshën e vaksinimit në 16 vjeç nga 1 nëntori.

Ata ftuan  për tu vaksinuar edhe fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç me probleme shëndetësore. Me gjithë këtë vaksinimi i fëmijëve nuk është  i detyrueshëm dhe do të kryhet me miratimin e prindit dhe rekomandimin e mjekut të familjes dhe atij pediatër.

Nga 1 nëntori do të nisë gjithashtu aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti Covid tek personat mbi 60 vjeç. Specialistët e shëndetit publik rekomandojnë marrjen e saj gjashtë muaj pas dozës së dytë.

VAKSINIME ANTI COVID

deri në 1 shtator  1 485 250

deri në 23 shtator 1 674 093

VAKSINIME ANTI COVID

deri në 1 tetor 1 749 106

deri në  23 tetor 1 872 028

VAKSINIME ANTI COVID

991 371   Një dozë

868 964   Dy doza

Total  1 860 335 

/Abcnews.al