Bie numri i të infektuarve ditorë me Covid në Itali, humbin jetën 274 persona

schedule18:14 - 22 Shkurt, 2021

schedule 18:14 - 22 Shkurt, 2021

Këtë të hënë nga 170 672 teste të zhvilluara janë konfirmuar më pak se 10 mijë raste të reja me Covid.

Sipas raportit më të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 9 630 dhe kanë humbur jetën 274 persona.

Ndërkohë janë shtruar në spital 2 118 pacientë të infektuar me Covid, mes të cilëve 162 janë në terapi intensive.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 818 863 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 95 993 persona./abcnews.al