Bie nisma për të larguar nga politika funksionarët e komunizmit! Murrizi: Më vjen për të vjellë

schedule14:36 - 27 Maj, 2020

schedule 14:36 - 27 Maj, 2020

Trembëdhjetë duar të ngritura nga shtëpia në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të zhvilluar sot online kanë rrëzuar propozimin e 21 deputetëve, me mbështetjen e nënkryetarit të Kuvendit Myslim Murrizi, për përjashtimin nga funksionet publike dhe politike të personave që kanë kanë pasur pozicione publike gjatë periudhës 28.11.1944- 08.12.1990.

Murrizi u shpreh gjatë fjalës së tij se ky është një ligj i domosdoshëm për shkak se pas 30 vitesh nga rrëzimi i komunizmit nuk mund të ketë në poste të rëndësishme individë që i kanë shërbyer regjimit, duke theksuar se largimi i tyre nuk shkakton vaukum për shkak se janë një numër i vogël.

Deklarata e tij u rrëzuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, si dhe relatori i çështjes Alket Hyseni të cilët sollën në vëmendje faktin se ky ligj është përmbledhje i dy ligjeve të ngjashme të cilët janë rrëzuar në 10-vjeçarin e fundit nga Gjykata Kushtetuese.

Manja tha se për sa kohë këta individë vazhdojnë të votohen nga qytetarët, nuk ka arsye që legjislacioni t’i privojë nga kandidimi.

Myslim Murrizi: Është një ligj i propozuar nga 21 deputetë kohë më parë dhe pas kërkesës sime përshëndes nismën tuaj për ta futur në rend dite. Në 30 vite post-komunizëm kemi rezolutën për nevojën e ndëshkimit të krimeve post-komuniste. Duke qenë se jemi një vend që nuk jemi ndarë nga komunizmi i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë që tashmë që nuk sjell kaos në administratë që brezi i parë i të diplomuarve në vitet e pluralizmit është 45-47 vjeç.

Nuk krijohet vaukum në administratë, në bashki dhe institucione qendrore. Në 2016 Kuvendit kaloi Reformën në Drejtësi dhe sot mendoj se në organet e asaj drejtësie të mos ketë ish-hetues që kanë ushtruar dhunë në viktimat e komunizmit që kanë vuajtur nga ligjet e diktaturës. Nuk them të përjashtohen por të mos jenë administratë e lartë dhe individë të zgjedhur nga qytetarët. Unë besoj që në 30 vite pas komunizmit nisur nga rezolutat e KE që kanë këto kritere të bëjmë një projektligj në përputhje me mentalitetin shqiptar.

Nuk mund të shoh në KLP, KLGJ apo ish-hetues, njerëz të cilët kanë qenë oficer sigurimi deri në 8 dhjetor 1990 dhe të jenë sot edhe aspirues për t’u futur në drejtësi kur ne po presim me lugë bosh rezultatet e saj.Unë bashkë me 7 kolegë deputetë kemi marrë certifikatë për pastërtinë e figurës. Unë besoj se mbi 90% të maxhorancës nuk kanë lidhje me komunizmin. Më vjen për të vjellë kur shoh në krye të politikës që kanë spiunuar deri në vëllanë e tyre gjatë regjimit.

Alket Hyseni: Kjo nismë vlerësohet në anën proceduriale, është në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe jemi brenda afateve por sa i takon përmbajtjes mendoj se iniciativa vjen në papajtim me jurisprudencën tonë. Në opinionin e Venecias thuhet se projektligjet duhet të hartohen vetëm në përputhje me legjislacionin ndryshe ngre dyshime mbi qëllimet konkrete. Ai nuk shpjegon nevojën për hartimin e kësaj nisme. Nuk ka argumente të shtuara nga viti 2008 dhe nuk përcaktojnë afate kohore por kufizojnë lirinë e punës dhe aksesin e posteve publike.

Myslim Murrizi: Unë kam marrë përsipër atë që ka propozuar Hyseni me Spartak Brahon për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit ku nëpunësit nuk duhet të jenë të kualifikuar në shkollat e larta të PPSH.

Ulsi Manja: Ka pasur përpjekje në këtë drejtim. Në Shqipëri ka patur ligj për pastërtinë dhe verifikimin e figurave. Ajo që është e rëndësishme të nderuar kolegë, është se ne e kemi tashmë një logj për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit që nuk pengon zgjedhjen jashtë administratës të personave që duan të bëhen pjesë e jetës së saj. Çdo ligj përveç aspektit ligjor ka edhe moralin. Ligji është në fuqi dhe nëse populli i zgjedh me votë pse jo Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk ia ndalon kandidimin. Nisma e Murrizit duhet rrëzuar sepse bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!