Një punëtor 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e objektit në ndërtim ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit në një pallat në rrugën “Xhanfize Keko”.
59-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./abcnews.al


