Ra nga lartësia, humb jetën 63 vjeçari në Tiranë: Policia shoqëron 10 persona

schedule13:49 - 7 Maj, 2020

schedule 13:49 - 7 Maj, 2020

Një 63 vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e sotme në Tiranë.

Ai ishte punonjës i kompanisë “AK Group” dhe ishte duke punuar për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

Mësohet se 63 vjeçari ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia.

Abcneës.al ka mësuar nga burimet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Të shoqëruarit janë stafi i kompanisë së ndërtimit që kishte punësuar 63 vjeçarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!