Bie nga kati i tretë i banesës, plagoset një 53 vjeçar në Durrës

schedule10:56 - 28 Shtator, 2021

schedule 10:56 - 28 Shtator, 2021

Një 53 vjeçar është lënduar këtë të martë, pasi ka rënë nga një lartësi.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese.

Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:50, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese. Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!