Dyshohet se u rrëzuan nga dritarja e banesës në Itali, vdes shqiptarja, lëndohet e motra

schedule12:58 - 7 Janar, 2025

schedule 12:58 - 7 Janar, 2025

ITALI– Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Genoa të Italisë.

Dy motra shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe dyshohet se kanë rënë nga dritarja e banesës, në katin e katërt të pallatit

Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.

Dyshimet e para janë se njëra nga motrat është vetëvrarë, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë nga lartësia dhe ajo.

Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!