Bie nga çatia e një ndërtese gjatë trazirave, humb jetën 19-vjeçari në Francë

schedule09:11 - 1 Korrik, 2023

schedule 09:11 - 1 Korrik, 2023

Vazhdojnë trazirat në Francë, pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia. Ndërkohë një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së enjtes në Seine-Maritime, pasi ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.

I riu ndodhej në çatinë e një supermarketi kur dyqani ishte në qendër të trazirave.

Ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!