Një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, në Shënkoll, ndërsa policia njofton se ka marrë njoftim për këtë ngjarje rreth orës 17:15.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Atje, ata kanë konstatuar se L.B., 32 vjeç, banues në Tiranë ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll.
Mësohet se kallami me të cilin 32-vjeçari po peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.
Ai u dërgua menjëherë në spitanlin e Lezhës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes/abcnews.al
Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 32-vjeçari
schedule18:46 - 9 Prill, 2018
schedule 18:46 - 9 Prill, 2018