Bie nata dhe nis gërryerja e lumit Mat ndërmjet Urës së Milotit dhe Urës së Zogut. Ekskavatorët dhe kamionët e mëdhenj nisin punën në shtratin e lumit për të marrë inerte.
Aktualisht, në shtratin e Matit ndodhen 3 ekskavatorë dhe mbi 10 kamionë, por kontrolle nuk ka. Kujtojmë se si pasojë e gërryerjes së shtratit të lumit Ura e Zogut, e cila është monument që mbrohet nga shteti, rrezikon të shembet.
Marrja e inerteve pranë këmbëve të urës ka shkaktuar gërryerjen e zonës e për pasojë duke nxitur rënien e këmbëve në thellësi, e si rrjedhoje ura rrezikon të thyhet duke rrezikuar shembjen e plotë. /abcnews.al/