Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bie masivi i dheut në Holtë të Gramshit, dy viktima

schedule14:10 - 10 Maj, 2025

schedule 14:10 - 10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Dy punëtorë, Abas Basha dhe Egzon Lleshi janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit dhe kanë humbur jetën. Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!