Tregjet e naftës u qetësuan pasi presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga sulmi i planifikuar ndaj Iranit. Nafta e papërpunuar brent ra me 1.33% gjatë së martës duke zbritur në 110 dollarë për fucci. Lëvizja e predisentit amerikan lehtësoi shqetësimet e tregut për furnizimet me naftës ndërsa po monitorojnë me kujdes tregun.
Por, kreu I Agjencisë Ndërkombëtare Fatih Birol ka ngritur së fundmi sërish shqetësimin se rezervat e naftës po pakësohen me shpejtësi dhe bota ka vetëm për disa javë rezerva për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Sipas të dhënave paraprake të Agjencisë së Energjisë, rezervat globale të naftës ranë me 129 milionë fucci në mars dhe me 117 milionë fucci të tjera në prill, pas sulmeve në Iana dhe ndërprerjes së mëvonshme të eksprteve të Gjirit.
Rënien më të fortë e kanë regjistruar vendet e OECD, ku rezervat tokësore u ulën me 146 milionë fucci, ndërsa për vendet jashtë organizatës rënia ishte më e ulët me 24 milionë fucci naftë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se kërkesa mund të rifillojë të rimëkëmbet më vonë gjatë vitit nëse arrihet një marrëveshje për të rivendosur rrjedhat e transporit përmesn Ngushticës së Hormuzit, e bllokuar që prej nisjes së luftës në fund të Shkurtit.


