Bie inflacioni në BE/ Në qershor 5.5 përqind, ndikoi ulja e çmimit të karburanteve

schedule14:44 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:44 - 30 Qershor, 2023

Inflacioni në eurozone ka pësuar një rënie të fortë gjatë muajit qershor. Çmimet në 20 vendet që i bashkon euron ranë në 5.5% këtë muaj nga 6.1% në maj, një rënie pak më e madhe se sa parashikohej nga ekonomistët. Gjermania është i vetmi vend që raportoi një rritje, tregoi vlerësimi i Eurostat.

Ndikim në rënien e inflacionit kanë dhënë çmimet e energjisë por edhe ngadalësimi i çmimeve për produktet ushqimore. Shërbimet ishin e vetmja kategori ku rritja e çmimeve u përshpejtua duke demonstruar qëndrueshmërinë e vazhdueshme të konsumatorëve ndaj kostove më të larta të huamarrjes.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve ulja e inflacionit nuk pritet që të jetë një pengesë për Bankën Qendrore Evropiane, e cila ka thënë se do të vazhdojë të rrisë normat derisa presionet e çmimeve të bien qartë drejt objektivit të saj prej 2 për qind.

BQE ngriti normat e interesit në nivelin më të lartë në 22 vite pasi parashikoi se inflacioni do të qëndronte mbi objektivin prej 2% deri në fund të 2025. Shumica e politikëbërësve dhe e ekonomistëve presin një rritje të mëtejshme të normës së interesit në shtator por ata po vihen nën kritika nga qeveritë në Itali dhe Portugali.

Banka Qendrore Evropiane rishikoi pritjet e saj totale dhe inflacioni parashikohet i të arrijë mesatarisht 5.4% këtë vit, 3% në 2024 dhe 2.2% në 2025. Këto zhvillime të nivelit të inflacionit në Europë janë të rëndësishme dhe kanë impakt edhe në ekonominë shqiptare pasi pjesën më të madhe të produkteve në e importojmë në vendet e BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!