Bie Facebook, WhatsApp dhe Instagram

schedule17:54 - 4 Tetor, 2021

schedule 17:54 - 4 Tetor, 2021

Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë në të gjithë botën. Tre aplikacionet, të cilat janë të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg, prej disa minutash nuk janë të aksesueshme. Sipas DownDetector, problemet po prekin përdoruesit globalisht.

NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet dhe problemet e internetit, shkroi: “Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger aktualisht po përjetojnë ndërprerje në shumë vende.” Në Twitter, ekzekutivi i komunikimit në Facebook, Andy Stone tha se ishin të vetëdijshëm se disa njerëz kishin probleme.

 

NetBlocks, which tracks internet outages, tweeted: 'Facebook, WhatsApp, Instagram and Messenger are currently experiencing outages in multiple countries'

“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim,” tha ekzekutivi në një tweet. Ndërprerjet ndodhin relativisht rrallë, por priren të jenë të mëdha në ndikimin e tyre sepse prekin tre nga aplikacionet më të mëdha në botë./abcnews.al