Bie euro, Sejko: Do ndërhyjmë. Efekte pozitive për uljen e inflacionit dhe rritjen e ekonomisë

schedule19:45 - 2 Gusht, 2023

schedule 19:45 - 2 Gusht, 2023

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor. Guvernatori Gent Sejko theksoi se po monitorojnë me vëmendje të gjitha luhatjet e fundit  ndërsa kanë tërhequr rreth 170 milionë euro.

Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 102 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

Forcimi i lekut me ritme shumë të shpejta kundrejt euros mund të jetë me pasoja për ekonominë. Nisur nga kjo, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se nëse një trend i tillë do të vijojë, do të ndërhyjë në treg për të blerë euro. Vetëm gjatë korrikut leku është mbiçmuar me 12% kundrejt monedhës europiane.

Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 102 lekë.

“Një mbiçmim kaq i shpejtë i kursit të këmbimit, shton disbalancat dhe shton rreziqet për ekonominë. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë po e shikon me shumë vëmendje ecurinë e kursit të këmbimit dhe për të shmangur këto rreziqe, mund të shtojë blerjet për rezervë në pjesën e mbetur të vitit”, theksoi Sejko.

Banka e Shqipërisë argumenton se forcimi i lekut ka qenë pozitiv për uljen e nivelit të inflacionit dhe për rritjen ekonomike.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!