Qeveria ka vendosur të dëgjojë eksportuesit në lidhje me shqetësimet e ngritura pas dobësimit të euros cila aktualisht po këmbehet me 111 lekë.Ministrja e financave Delina Ibrahimaj përsëriti faktin se kursi i këmbimit është i lirë dhe ndërhyrja bëhet vetëm në raste të jashtzakonshme.
Ndërsa pranoi faktin se eksportuesit dëmtohen nga dobësimi i euros tha se kompani të tjera kanë përfitime nga kjo situatë.
Ministrja e financave paraljamëroi se normalizimi i çmimeve mund të na çojë në “shkrirjen” e Bordit të Transparencës.
“Situata e cmimeve në tërësi të shkojë në normalizim me qëllim që të dalim nga regjimi i bordeve, dhe të kthehemi në normalitet”
Gjatë një analize për zhvillimet ekonomike në tre muajt e parë të këtij viti ministrja e financave theksoi se ecuria ekonomike ka qenë pozitive,të ardhurat janë rritur me gati 11 % dhe borxhi është ulur në nivelin 63,2%./abcnews.al