Bie akuza e korrupsionit për Dashamir Xhikën

schedule15:08 - 19 Nëntor, 2018

schedule 15:08 - 19 Nëntor, 2018

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” gjatë tenderimit të aksit rrugor Tiranë-Elbasan nuk do të hetohet më nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Pas më shumë se nëntë muajsh hetimit kjo prokurori ka rrëzuar akuzën e “korrupsionit” ndaj tij dhe ia ka kaluar dosjen për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Nga prokuroria e kryeqytetit Xhika do të hetohet vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Të hënën ai doli para Gjykatës së Tiranës për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim nga qelia. Seanca u shty për në datën 22 Nëntor për shkak të mungesës së prokurorit në sallën e gjyqit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!