TIRANË- Këtë të enjte, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, një 68 vjeçare, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al