Në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete në përrua një shtetas 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Nga deklarimet e familjarëve, rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa pasditen e djeshme dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
/abcnews.al/


