Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbërriti në Havai për të parë nga afër dëmet e mëdha që shkaktuan zjarret në këtë vend, në një kohë kur administrata e tij është kritikuar për përgjigjen ndaj kësaj katastrofe kaq të madhe natyrore.
Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë pa nga afër atë që kishte mbetur nga qyteti Lahaina. Deri në këto momente nga zjarret kanë humbur jetën mbi 110 banorë të Havait teksa 850 të tjerë janë shpallur të humbur, pjesa më e madhe e të cilëve, fëmijë.
“Ne do të jemi me ju për sa kohë të keni nevojë. I gjithë kombi është me ju. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’iu ndihmuar të ngriheni në këmbë”, u shpreh Biden.
/abcnews.al