Biden thotë se Rusia sulmon së shpejti, çudit Zelensky: Qetësohu!

schedule17:50 - 28 Janar, 2022

schedule 17:50 - 28 Janar, 2022

Komentet e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky mbi situatën në vend dhe kërcënimin rus janë bërë temë në mediat globale.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur pak më parë, Zelensky u shpreh se situata me sigurinë nuk është më problematike tani nga sa ka qenë më hërët, prandaj edhe duhet që çdokush të qetësohet.

Duket sikur këtu çdokush flet për luftë duke shkaktuar panik. Flitet sikur lufta do të nisë tani. Është momenti që të qetësohen të gjithë. Situata nuk është tani më e rrezikshme se më herët”, tha ai pas telefonatës me Presidentin Joe Biden, gjatë të cilës ky i fundit i shprehu shqetësimin se Rusia mund të sulmojë Ukrainën me qëllim marrjen e Kievit në shkurt.

Të njëjtat komente ai i bëri edhe gjatë telefonatës me Biden duke i thënë se duke folur për një pushtim të menjëhershëm të Rusisë, ai është duke shkaktuar panik. /abcnews.al