Presidenti Biden paralajmëroi amerikanët se lufta kundër Covid-19 nuk ka mbaruar ndërsa disa shtete kanë filluar të heqin dorë nga kufizimet që synojnë luftimin e përhapjes së virusit.
“Ne jemi duke ecur përpara nga rrëmuja që trashëguam. Po lëvizim në drejtimin e duhur. Dhe njoftimet e sotme janë një hap i madh në përpjekjen tonë për të mposhtur këtë pandemi. Por unë duhet të jem i sinqertë me të gjithë ju, kjo luftë ende nuk ka mbaruar, ”tha Biden.
Ai paralajmëroi që situata mund të vazhdojë të përkeqësohet ndërsa vazhdon përhapja e varianteve të reja.
“Megjithëse ne po festojmë për miratimin e një vaksinë të tretë, unë ju kërkoj të gjithëve të respektoni masat, pasi nuk është momenti i duhur për të hequr kufizimet, “shtoi Biden.
Presidenti i bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë maska për 100 ditët e tij të para në zyrë disa orë pasi Guvernatori i Teksasit Greg Abbott dhe Guvernatori i Misisipit Tate Reeves njoftuan se shtetet e tyre do të hiqnin mandatet për mbajtjen e maskave.
“Ka dritë në fund të tunelit, por ne nuk mund të lehtësojmë kufizimet. Ne duhet të jemi vigjilentë, të veprojmë shpejt dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Kur u pyet nga gazetarët se kur vendi do t’i rikthehej normalitetit, Biden nuk dha asnjë afat kohor por po shpresonte se situata do t’i rikthehej normalitetit para vitit të ardhshëm./abcnews.al