Presidenti amerikan Joe Biden njofton tërheqjen nga gara presidenciale.
Nëpërmjet një deklarate me shkrim Biden ka thënë se ky ishte një vendim në interes të partisë dhe të vendit.
Analisti Frrok Çupi në një intervistë në ABC News, u shpreh se ky vendim i presidentit Biden ishte një surprizë.
“Tërheqja e Biden nga gara është një akt që na lë një shije surprizë, pa frymë. Është hera e parë që ndodh. Por ky është rast i veçantë që del nga gara nga një kohë emergjente kur kanë mbetur edhe pak muaj për të bërë zgjedhjet. Megjithatë ndodhi që dinamizmi ekstrem i zotit Trump, krahasuar me natyrën e qetë të Biden, bën një hendek apo një gjë që u vu re se ka diçka që nuk shkon. Për fat të keq Biden u infektua edhe me COVI dhe u detyrua të izolohej fizikisht. Kjo që po ndodh shtron shumë pyetje, pyetja e parë është se kush do ta zëvendësojë?”, ka thënë ndër të tjera analisti Frrok Çupi.
/abcnews.al/