Biden takohet me familjarët e ushtarëve të vrarë në Jordani

schedule10:00 - 3 Shkurt, 2024

schedule 10:00 - 3 Shkurt, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden iu bashkua ritualit solemn ushtarak për kthimin e tre ushtarëve amerikanë të vrarë në Jordani nga një sulm me dron për të cilin fajësohet një grup militantësh të mbështetur nga Irani.

Pas një takimi privat me familjarët e viktimave, Biden vendosi dorën në zemër për tre ushtarët e rënë në krye të detyrës. Në ceremoni ishte edhe sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin, përfaqëues të tjërë të qeverisë, por edhe familjarët e të ndjerëve.

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë ndikuar në luftërat në Irak dhe Afganistan, tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, të shkaktuara nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit kërcënojnë të tërheqin forcat amerikane përsëri në konflikt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!