Biden-studentëve në Atlanta: Po punoj për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

schedule18:51 - 19 Maj, 2024

schedule 18:51 - 19 Maj, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje këtë të diel për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe shtoi se ai po punon për “paqe të qëndrueshme” duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez.

Duke folur në Atlanta në universitetin ku ka studiuar aktivisti i famshëm i të drejtave civile Martin Luther King, Biden, i cili po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tha se ai mbështet një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme dhe se “një zgjidhje me dy shtete, zgjidhja e vetme“.

Biden i siguroi studentët se ai mbështet “demonstratat jo të dhunshme” pas një vale protestash kundër luftës në Rripin e Gazës që janë zhvilluar në universitetet amerikane javët e fundit.

“Unë mbështes protestat paqësore, jo të dhunshme. Zërat tuaj duhet të dëgjohen dhe ju premtoj se do t’i dëgjoj”, tha presidenti në ceremoninë e diplomimit të universitetit në Atlanta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!