Biden: Putin, kundërshtar i zgjuar dhe i ashpër

schedule22:50 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:50 - 14 Qershor, 2021

“NATO është e bashkuar dhe ‘Amerika është kthyer“, tha Presidenti i SHBA Joe Biden sonte pas takimit të Aleancës në Bruksel, i pari në të cilin ai ka marrë pjesë që nga marrja e detyrës. Biden tha se Rusia dhe Kina po kërkojnë të mbjellin përçarje në solidaritetin transatlantik duke siguruar që nuk dëshiron një konflikt me Moskën.

Ai paralajmëroi, megjithatë, se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjeshin nëse Rusia vazhdonte aktivitetet e saj të dëmshme dhe se Uashingtoni mbetej i përkushtuar ndaj Nenit 5 të traktatit themelues të NATO-s, i cili parashikon ndihmë ushtarake për anëtarët e paktit nëse sulmohen.

Ai madje e përshkroi këtë angazhim si “të fortë dhe të palëkundur“. Duke iu referuar takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë këtë javë, Biden e përshkroi atë si “kritik” duke shtuar se ai do të sugjeronte që Moska të punonte së bashku në zona me interes të përbashkët nëse Kremlini vendos kështu.

Biden tha se Putini ishte një kundërshtar i zgjuar dhe i fortë. “Unë do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku ne mund të punojmë së bashku nëse ai dëshiron. Nëse ai zgjedh të mos bashkëpunojë dhe të veprojë siç ka vepruar në të kaluarën mbi sigurinë kibernetike dhe disa aktivitete të tjera, ne do të përgjigjemi, do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë“, tha ai. d.b/ Abcnews.al