Joe Biden është zotuar se mbështetja amerikane për Ukrainën do të vazhdojë, pas lajmit se qeveria e SHBA do të mbijetojë për të paktën edhe 45 ditë, dhe ndihma për Kievin do të ngrijë.
Gjithsesi, kjo masë është e përkohshme, derisa qeveria të votoje në nëntor. Por një zyrtar i lartë ushtarak i Shtëpisë së Bardhë tha se këto masa nuk përfshijnë paketën 6 miliard dollarë në ndihmë ushtarake për Kievin.
Por të dielën, Biden tha se Ukraina do vazhdojë të mbështetet tek Amerika.
“Ne nuk mundemi, në asnjë rrethanë, të lejojmë që ndihma e Amerikës në Ukrainë të ndërpritet”, tha Biden. “E siguroj Ukrainën që ne do shkojmë atje. Dua të siguroj edhe aleatët tanë, se mund të mbështeten tek ne. Ne nuk do tj’u braktisim”, shtoi presidenti.
Amerika e ka furnizuar tashmë Ukrainën me 46 miliardë dollarë ndihma ushtarake, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022. Presidenti Biden ka kërkuar edhe 24 miliardë dollarë të tjerë.
Muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara dërguan në Kiev armatime të tilla si raketa me rreze të gjatë veprimi dhe tanke Abrams.
/abcnews.al