SHBA-të kanë premtuar 1.3 miliardë dollarë shtesë për t’i ofruar Ukrainës armë të reja dhe ndihmë ekonomike.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndihma ushtuake do të dërgohet drejtpërdrejte në vijën e parë të frontit për betejën për liri. Gjithashtu paketa e re përfshin 800 milionë dollarë për artileri të rëndë, 144 mijë fishekë dhe dronë.
Ndërkohë 500 milionë dollarë janë caktuar për të mbuluar kosto si pagat dhe pensionet e qeverisë.
Biden nënvizoi nevojën që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të mbeten të vendosur në mbështetjen e tyre për Ukrainën, mes shenjave se amerikanët mund të bëhen më të kujdesshëm ndaj luftës që Rusia i ka shpallur Ukrainës./abcnews.al/