Biden përmbush qëllimin e tij, 300 milionë të vaksinuar deri më tani

schedule08:34 - 19 Qershor, 2021

schedule 08:34 - 19 Qershor, 2021

Në një njoftim të premten, presidenti Joe Biden tha se ka përmbushur qëllimin e tij për administrimin e 300 milion dozave që kur mori pushtetin në 20 janar.

“Ky është me të vërtetë një sukses amerikan” dhe  “nuk u realizua rastësisht,” tha Joe Biden.

Ai e cilësoi fushatën e imunizimit si “sfidën më të madhe, më të komplikuar logjistike në historinë e Amerikës. Por administrata amerikane ka të ngjarë të mos realizojë objektivin e shprehur nga presidenti për të vaksinuar, të paktën pjesërisht 70% të të rriturve deri me 4 Korrik.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  rreth 172.4 milionë amerikanë, ose 52% kanë marrë një dozë të një vaksine kundër Covid dhe 42.6% janë vaksinuar plotësisht.

Biden u bëri thirrje amerikanëve të vaksinohen duke paralajmëruar se varianti Delta, i identifikuar  fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!