Biden pas takimit me udhëheqësit e “G7”: Do ecim përpara me sanksione shkatërruese ndaj Rusisë

schedule19:11 - 24 Shkurt, 2022

schedule 19:11 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten në mbrëmje se bashkë me liderët e tjerë të “G7” ra dakord për të ecur përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të reja ekonomike ndaj Rusisë.

“Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, shkroi ai në një status në Twitter.

Biden u takua sot me me homologët e tij dhe pritet të japë një deklaratë për shtyp në orën 13:30, nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me situatën në Ukrainë.

“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, shkroi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!