Biden pas takimit me Scholz: G7 dhe NATO duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër Rusisë

schedule11:57 - 26 Qershor, 2022

schedule 11:57 - 26 Qershor, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur ditën e sotme se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar kundër pushtimit të Ukrainës.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar,” i tha Biden kancelarit gjerman Olaf Scholz në një mbledhje të mbajtur më herët gjatë ditës, para nisjes së punimeve të samitit të G7.

“Putini ka llogaritur që nga fillimi, se në një farë mënyre NATO dhe G7 do të ndahej dhe… por ne nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë ndonjëherë.”

Biden theksoi se Perëndimi nuk mund ta lejojë Putinin t’ia hedhë dhe se s’mund të lihet lufta të vijojë të mbajë formën që ka marrë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!