Presidenti Amerikan Joe Biden gjatë një fjalimi në ditën kombëtare të SHBA-së tha se vendi ka nën kontroll pandeminë, ndërsa u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të vaksinohen, duke theksuar se virusi nuk është mposhtur ende.
4 korrik, përvjetori i shpalljes së pavarësisë në 1776, “është një festë e veçantë këtë vit, pasi më në fund po dalim nga një vit i errët”, tha ai gjatë një fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
Në një fjalim të shkurtër, luftarak, presidenti amerikan siguroi se “ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër shpalljes së pavarësisë sonë nga virusi”. Biden kishte ftuar anëtarë të stafit mjekësor, ushtarak dhe punonjës thelbësorë për të festuar 4 korrikun.
Sidoqoftë, pandemia “nuk është mposhtur ende”, paralajmëroi kreu i shtetit, pasi përhapja e shpejtë e variantit Delta 2 dhe shkalla e ulët e vaksinimit në disa zona të SHBA-së është shqetësuese për ekspertët.
Vaksinimi në këto kushte është “akti më patriotik që ekziston”, tha ai. s.ba/abcnews.al