Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.
Ai i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një takimi në Japoni, se Amerika po bënte gjithçka që mundej për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës për luftën me Rusinë.
Biden, duke u takuar me liderin ukrainas në margjinat e samitit të G7 të liderëve botërorë, tha se paketa e ndihmës ushtarake përfshinte municione, artileri dhe automjete të blinduara./abcnews.al