Joe Biden do të bëjë një turne diplomatik në Europë nga 9 deri më 13 korrik. Presidenti amerikan do të udhëtojë në Britani, në samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas në Finlandë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Biden do të takohet me Mbretin Karl III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të forcuar marrëdhëniet mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Buckingham Palace ka njoftuar se Mbreti Karl III do të takohet me presidentin amerikan në Kështjellën Ëindsor më 10 korrik.
Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, tha zëdhënësja e tij, sipas njoftimit për shtyp.
Në ndalesën e fundit të udhëtimit të ti, Joe Biden do të marrë pjesë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik.
Finlanda u bashkua zyrtarisht në NATO në prill. Vendi kishte aplikuar për t’u bashkuar në shkurt 2022 pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke paraqitur kërkesën e tij në të njëjtën kohë me Suedinë.
Megjithatë, Stokholmi është ende në pritje. Pavarësisht se është “ftuar” në Aleancë nga qershori 2022, kandidatura e saj, e cila duhet të ratifikohet nga 31 shtetet anëtare, është e bllokuar nga Turqia dhe Hungaria.
Përpara udhëtimit të tij, presidenti amerikan do të presë kryeministrin suedez Ulf Kristerson në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të diskutuar procesin e pranimit të vendit të tij.
/abcnews.al