Biden: Moska ka ndërhyrë në referendumin kushtetues në Itali

schedule14:54 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 14:54 - 8 Dhjetor, 2017

Rusia ka ndërhyrë në procesin e referendumit Kushtetues në Itali, mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar. Konfirmimi vjen nga ish-zëvëndëspresidenti i SHBA, Joe Biden, në një artikull për marrëdhëniët me jashtë të publikuar për “La Stampa”.

Biden, nënvizon se përvec ndërhyrjes së mëparshme Ruse në Itali, ajo po vazhdon aktualisht me mbështetjen ofruar partive politike të “Lidhjes së Veriut” dhe “Lëvizjes 5 Yjet”, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas, Biden për të fuqizuar pushtetin Putin, po bazohet në favorizimin dhe mbështetjen e klasave të korruptuara politike dhe oligarke në vende të ndrshme të botës. Ai, nënvizon se ndikimet Ruse nuk janë realizuar vetëm në Itali.

Ndërmjet Agjencive të Kërkimit në Internet me bazë në San Pieterburg, Rusët kanë përhapur lajme fallco edhe për referendumin në Hollandë, për integrimine e Ukrainës në Europë dhe për pavarësinë e Katalonjës. Gjithashu kanë ofruar mbështetje partive të ekstremit të djathtë në Gjermani.

Ndërkohë, “Lëvizja 5 Yje”, ka reaguar duke i cilësuar të papranueshme qëndrimet e ish-zëvëndëspresidentit amerikan. Duhet të mësohet me humbjen. Duhet respektuar vota. Biden, nuk asnjë provë për gjithë këto deklarata./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!