Biden mirëpret Zelensky-n në SHBA: Është nder të jem pranë jush kundër luftës së Putinit

schedule20:49 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 20:49 - 21 Dhjetor, 2022

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden komentoi për 300 ditët e luftës së Rusisë në Ukrainë teksa foli me gazetarët të mërkurën së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Zoti President, është mirë që të kemi këtu”, i tha Biden Zelenskyt.

 “Është një nder të jem pranë jush në mbrojtjen e bashkuar kundër asaj që është një luftë brutale, brutale e zhvilluar nga Putini”, shtoi ai.

“Vështirë të besohet, 300 ditë që kalojnë këtë, dhe Putini ka kryer një sulm brutal mbi të drejtën e ukrainasve për të ekzistuar si komb dhe sulmin ndaj popullit të pafajshëm ukrainas pa asnjë arsye tjetër veçse për të frikësuar”, shtoi Biden, duke vënë në dukje përshkallëzimin e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike dhe civile.

“Putin po përpiqet të përdorë dimrin si një armë”, tha Biden.

Ai siguroi se amerikanët, së bashku me aleatët evropianë, qëndrojnë me Ukrainën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!