Biden merr sot presidencën, çfarë parashikohet në serialin që transmetohet në ABC

schedule16:36 - 20 Janar, 2021

schedule 16:36 - 20 Janar, 2021

SHBA-të po kalojnë përmes një tranzicioni të vështirë të pushtetit nga administrata Trump në atë të Biden. Fillimisht Trump u përpoq të mos njihte zgjedhjet, ndërsa më pas nuk njohu presidentin e SHBA-ve duke mos ia përmendur asnjëherë emrin pasardhësit të tij.

Madje, në fjalimin e sotëm të lamtumirës, Trump uroi “pasardhësin” duke mos ia përmendur sërish emrin Joe Bidenit. Pushtimi i Capitolit ishte një ndër ngjarjet kulminante që tregoi se transferimi i pushtetit nuk do të ishte diçka e thjesht.

Lexo edhe: LIVE/ Trump doli nga Shtëpia e Bardhë, pritet hyrja e Biden: Ndiqni KËTU të gjithë ceremoninë

Trazirat për pushtet që ndodhën në SHBA ishin parashikuar nga seriali i famshëm “Designated Survivor”, transmetuar aktualisht nga ABC në Shqipëri. Sipas fabulës së serialit që ka thyer shumë rekorde botërore, gjithcka nis me një shpërthim shkatërron ndërtesën e Capitolit , duke vrarë Presidentin dhe të gjithë trashëgimtarët e tij.

I vetmi i mbijetuar ishte: Sekretarit i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Thomas Kirkman. “Designated Survivor” , është një anëtar i kabinetit të Shteteve të Bashkuara i cili është emëruar të jetë në një vend fizikisht të largët, të sigurt dhe të pazbuluar kur Presidenti dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të vendit ndodhen në mbledhjet e shtetit, të tilla si gjatë fjalimeve të qeverisë dhe inaugurimet presidenciale.

Kjo ka për qëllim të ruajë vazhdimësinë e qeverisë në rast të një dukurie katastrofike e cila mund të vrasë shumë zyrtarë të linjës presidenciale.

Menjëherë pas shpërthimit, Kirkman tha se sulmi është vetëm fillimi i asaj që do të vijë. Ai përballet me shumë sfida gjatë gjithë serialit dhe lufton për të ekuilibruar aspiratat e tij politike me sfidën e madhe për t’u bërë një president i ligjshëm.

Seriali “Designated Survivor” transmetohet çdo të shtunë dhe të dielë në orën 20:00 në ABC.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!