Biden thotë se dështimi i Kongresit për të miratuar paketën e ndihmës Ukrainë-Izrael do t’i jepte Putinit “dhuratën më të madhe të Krishtlindjes”.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se nëse Kongresi dështon të miratojë paketën e ndihmës Ukrainë-Izrael, do t’i jepte presidentit rus Vladimir Putin “dhuratën më të madhe të Krishtlindjes”.
“Kongresi duhet të kalojë fonde shtesë për Ukrainën përpara se të pushojnë për pushimet e festave, përpara se t’i japin Putinit dhuratën më të madhe të Krishtlindjes që mund t’i bëjnë,” tha Biden teksa u takua me me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu një fond shtesë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën. Zelensky po takohet me Biden pasi ai u takua me ligjvënësit në Capitol Hill për të mbrojtur më shumë ndihmë ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.
Ky është udhëtimi i tretë i Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës. Ai e vizitoi në shtator dhe u takua në atë kohë me Biden në Zyrën Ovale gjithashtu. Biden i tha Zelenskyt “është mirë të jem në anën tuaj edhe një herë, ne do të qëndrojmë në anën tuaj.”/abcnews.al

