Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti sonte në Finlandë, e cila u bashkua me NATO-n prillin e kaluar.
Avioni presidencial Air Force One, i ardhur nga Vilnius i Lituanisë ku u mbajt Samiti i NATO-s, u ul rreth orës 22.00 (me orën lokale) në Aeroportin Ndërkombëtar të Helsinkit, ndërsa kujtohet se para Vilniusit, Biden kishte vizituar Londrën.
Presidenti amerikan do të takohet nesër me presidentin finlandez Niinisto si dhe me liderët e vendeve nordike (Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda) të cilët do të jenë në kryeqytetin finlandez për të marrë pjesë në Samitin e Vendeve Nordike. Diskutimet e tyre do të përqendrohen “në bashkëpunimin midis vendeve nordike dhe SHBA-së për sigurinë, mjedisin dhe teknologjinë”, sipas presidencës finlandeze.