Biden: Kongresi të veprojë pa vonesa të mëtejshme, pas bombardimeve masive në Ukrainë

schedule22:03 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 22:03 - 29 Dhjetor, 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të “veprojë pa vonesa të mëtejshme” pas bombardimit masiv në Ukrainë, pasi ligjvënësit dhe senatorët amerikanë nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një paketë ndihme për Kievin.

“Nëse Kongresi nuk merr masa urgjente në vitin e ri, ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë të dërgojmë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore shumë të nevojshme në Ukrainë për të mbrojtur popullin e saj”, paralajmëroi Biden.

Siç tha presidenti amerikan, breshëria e fundit e sulmeve me raketa të Rusisë në Ukrainë është “një kujtesë e trishtuar për botën se, pas gati dy vjetësh të kësaj lufte shkatërruese, qëllimi i Putinit mbetet i pandryshuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!