Biden: Jemi në prag të arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza

schedule07:20 - 14 Janar, 2025

schedule 07:20 - 14 Janar, 2025

Presidenti amerikan në largim Joe Biden deklaroi se janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës. Në fjalimin e tij të fundit për politikën e jashtme para se të largohet nga detyra, Biden tha se kishte ardhur më në fund koha për të realizuar propozimin që ai detajoi muaj më parë.

“Kaq shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë, kaq shumë komunitete janë shkatërruar. Populli palestinez meriton paqen. Marrëveshja do të lironte pengjet, do të ndalonte luftimet, do t’i siguronte siguri Izraelit dhe do të na lejonte të rritim ndjeshëm ndihmën humanitare për palestinezët që vuajtën tmerrësisht në këtë luftë që filloi Hamasi.”, u shpreh Biden.

Presidenti amerikan përshëndeti gjithashtu mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin gjatë dy sulmeve iraniane në vitin 2024.

“Gjithsesi, Irani është më i dobët se sa ka qenë në dekada”, tha ai.
Biden është kritikuar për armët dhe mbështetjen diplomatike që i dha Izraelit gjatë luftës së Gazës, e cila pasoi nga sulmi i paprecedentë të nisur nga Hamasi më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, ku u vranë 1200 të vdekur dhe 251 të tjerë u morën peng.

Që atëherë, operacionet ushtarake izraelite në enklavën palestineze kanë vrarë më shumë se 46,000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, ndërsa pjesa më e madhe e Rripit të Gazës është rrafshuar dhe shumica e popullsisë është zhvendosur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!