Biden i shpall luftë tregtare Kinës, rrit tarifat për automjetet elektrike, çipat dhe metalet

schedule13:55 - 14 Maj, 2024

schedule 13:55 - 14 Maj, 2024

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se planifikon një rritje të konsiderueshme prej 18 miliardë dollarësh të tarifave për mallrat kineze për të mbrojtur “kompanitë amerikane dhe punëtorët amerikanë” nga ajo që Uashingtoni e quan konkurrencë “të pandershme”

Tarifat e reja kanë të bëjnë me pothuajse dhjetë sektorë industrialë të konsideruar strategjikë, si ato të gjysmëpërçuesve, mineraleve kritike, produkteve mjekësore apo edhe makinave elektrike, ku tarifat rriten nga 25% në 100%.

Dje, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen theksoi nevojën që Shtëpia e Bardhë të jetë e sigurt për ndikimin e stimujve të Aktit të Reduktimit të Inflacionit (IRA, plani i madh i gjelbër që u miratua një vit më parë) për të mbështetur këto industri, se si këto investimet janë të mbrojtura.

Qeveria amerikane ka investuar në fakt mbi 860 miliardë dollarë përmes IRA-s, me qëllim që të përshpejtojë prodhimin e makinave elektrike, baterive dhe gjithashtu paneleve diellore ose turbinave me erë “made in America”.

Por Uashingtoni ka akuzuar Pekinin se mbështet fuqimisht industritë e tij në ato zona që konsiderohen strategjike, me subvencione të mëdha që çojnë në mbiprodhim.

Të njejtim mendim ka edhe Bashkimi Europian dhe vende të tjera, si Turqia, Brazili apo India, tha një zyrtar amerikan në konferencën telefonike për shtyp.

Tarifat kanë për qëllim “eliminimin e praktikave të padrejta tregtare, qofshin të lidhura me transferimin e teknologjisë, pronësinë intelektuale apo inovacionin”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Përveç katërfishimit të tarifave për automjetet elektrike, Uashingtoni po rrit gjithashtu ato që synojnë çelikun dhe aluminin nga 7.5% në 25%, si dhe bateritë , dhe ato për gjysmëpërçuesit që rriten nga 25% në 50% dhe tani e tutje do të zbatohen gjithashtu panele diellore dhe produkte të caktuara mjekësore.

Kina ka njoftuar se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë rritjen e tarifave për produktet kineze të energjisë së pastër si automjetet elektrike, bateritë dhe panelet diellore.

Me ardhjen e tij në pushtet, presidenti Joe Biden kishte njoftuar se administrata e tij do të rishikonte mbajtjen ose jo të tarifave.

Një zyrtar amerikan theksoi, megjithatë, se tarifat totale janë ruajtur, të cilave u shtohen edhe 18 miliardë dollarët e shpallur sot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!