Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel Macron përsëritën mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, me Biden duke thënë se ai do të bisedonte me presidentin rus Vladimir Putin nëse do të ishte i gatshëm t’i japë fund luftës, sipas The Guardian.
“Unë jam i gatshëm të flas me Putinin nëse në fakt ka një interes qq ti japë fund luftës. Ai nuk e ka bërë ende këtë”, tha Biden në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Macron të enjten.
Macron tha se do të vazhdojë të bisedojë me Putinin për të parandaluar përshkallëzimin dhe të marrë disa rezultate konkrete, siç është siguria e centraleve bërthamore. Biden dhe Macron u zotuan që Rusia të paguajë për mizoritë dhe krimet e luftës të dokumentuara gjerësisht në Ukrainë.
“Ka një mënyrë që kjo luftë të përfundojë – mënyra racionale. Putini të tërhiqet nga Ukraina, është e sëmurë, ajo që po bën. Unë jam i përgatitur të flas me Putin nëse në fakt ka një interes që ai të vendosë se po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës.
/abcnews.al