Kina ka reaguar menjëherë pas deklaratës së presidentit Joe Biden, në të cilën theksoi se SHBA-ja do të ishte e gatshme të mbrojë Tajvanin ushtarakisht në rast të një sulmi kinez. Ministri i Jashtëm kinez u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të përmbahen nga dërgimi i mesazheve të rreme për përkrahësit e pavarësisë së Tajvanit, duke shtuar se Pekini nuk do ta lejojë diçka të tillë.
Dy ekonomitë më të mëdha në botë po përplasen kokë më kokë për shumë çështje, në një atmosferë të Luftës së Ftohtë të re. Sidoqoftë, çështja e Tajvanit shpesh përshkruhet si një çështje që mund të ndezë një konflikt të armatosur mes tyre.
Ndër të tjera në fjalën e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Burns denoncoi shkeljet e fundit nga luftëtarët kinezë në zonën e njohjes së mbrojtjes ajrore të Tajvanit, të cilat ai i përshkroi si “të trishtueshme”.
Shtetet e Bashkuara e kanë njohur Republikën Popullore të Kinës që nga viti 1979, por Kongresi amerikan i imponon gjithashtu shitjet e armëve Tajvanit për mbrojtjen e tij kombëtare./abcnews.al